Digjet kisha në Jeruzalem, presidenti palestinez akuza Izraelit
Një burrë u përpoq të vinte flakën në kishën e Gethsemane në Jeruzalemin Lindor, por u arrestua nga policia izraelite.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka denoncuar incidentin, duke pretenduar se i dyshuari ishte një “ terrorist ” dhe tha se qeveria izraelite ishte përgjegjëse për sulmet.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia prangosi 49-vjeçarin , i cili hodhi benzinë brenda kishës, tha zëdhënësi i policisë Mickey Rosenfeld, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas një zëdhënësi të Kishave të Tokës së Shenjtë, Wadi Abu Nassar, i dyshuari është një hebre ortodoks.
“Ne e falenderojmë Zotin për shuarjen e zjarrit shpejt, ” shtoi ai. Nassar u kërkoi autoriteteve të hetojnë rastin dhe foli për “motive raciste” të mundshme në një deklaratë.
Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve tha se zjarri “për fat të mirë nuk u përhap në të gjithë kishën .