Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Boll me hiporizinë!”, Malaj shpërthen kundër socialistëve: Lëreni Bellon të prehet i qetë

Ish-deputeti socialist Arben Malaj, mik i Marko Bellos që ndërroi jetë ditën e sotme nga koronavirusi në një spital në Turqi ku u dërgua për mjekim, ka reaguar për mesazhet e ngushëllimit dhe postimet e socialistëve në rrjetet sociale.

Ai i cilëson hipokrizi, pasi Bellon e larguan nga PS-ja.

“Boll me hiporizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello!

Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem.

Keshtu jeni sjelle me shume shqipetare te mire, thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise.

Pas nenit famkeq 24/1 ne 92 qe largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet,

Periudha juaj e “Rilindasve te bebezitur” do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi.

Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e partriot te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles.

U angazhuar drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna.

Minstria e financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna.

Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik.

Heshti bashkeluftetari e bashkegazetari Brace.

Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret.

Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete.

Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht.

Boll me pangopësine tuaj!

Boll me hiporizine tuaj!

Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer.

Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : “Kurre mos u ngopshi” shkruan ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet