"Baba është jashtë loje"/ Si reagon Gregori kur dëgjon thirrjet "Rama ik"

Sport
"Baba është jashtë loje"/ Si reagon Gregori kur

Derbi Tirana-Partizani ishte tema e emisionit sportiv “Pasó”, ku në një lidhje telefonike ishte edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu.

Në rrëfimin e tij, ai ka treguar tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës, edhe pse xhaxhai i tij Olsi Rama është drejtor i përgjithshëm i Partizanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E para, Tirana është persekutuar 50 vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”

I pyetur se çfarë mendimi ka për ata që thërrasin “Rama ik”, Gregu u shpreh se jetojmë në demokraci dhe se të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre.

“Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…,”-shtoi ai.

ME TE LEXUARAT