Artan Hoxha tallet me kursin e Ermal Mamaqit: Kur lë 24 mijë euro të vijnë mendtë

Showbiz

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shprehur habinë me kursin e ofruar nga aktori i humorit, Ermal Mamaqi për të gjithë ata persona që duan të bëhen të sukseshëm dhe duhet të paguajnë një vlerë të majme për të takuar atë por edhe miliardierët e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thotë se edhe ata që merren me trafik droge, do të heqin dorë për të punuar me Mamaqin, pasi kështu do të shohin jetën në mënyrë më racionale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

"Nese kjo eshte e vertete?!?!?!

Çunat do e lene “mallin”, do fillojne te punojne me Ermalin???

Pasi të kesh lene 24 mije euro sigurisht, qe të vijne mend dhe e shikon jeten në menyre me racionale..."-shkruan Hoxha.

Por vetë aktori i humorit e përgënjeshtroi këtë vlerë duke publikuar listën e plotë të çmimeve të Paketës së tij të suksesit me afat 1-vjeçar.

Mamaqi sqaron se kursi kushton afro 40 mijë euro, por me zbritje mund të përfitohet për 10 mijë euro.

ME TE LEXUARAT