Vijon dhimbja e familjes shqiptare në Greqi, kush e organizoi “zhdukjen e përsosur” të Artemisës

Aktualitet
Vijon dhimbja e familjes shqiptare në Greqi, kush e organizoi

Që prej 19 tetorit, familja e adoleshentes shqiptare Artemis Vassilis, vijon të presë në agoni për shenja jete nga vajza e tyre.

Ajo u largua nga shtëpi dy muaj më parë për të shkuar në një intervistë pune dhe, që prej atëherë nuk është parë më.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se zhd ukja e vajzës po kthehet në një ngjarje misterioze.

Të afërmit e saj janë shprehur se janë të bindur që është gjallë dhe se po mbahet me forcë diku, kundër vullnetit të saj.

“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen pa shenja për arsyet e saj.

Artemis u largua nga shtëpia për të kaluar një intervistë për punë. Ne bëmë një kërkim shumë të madh në Volos , sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis do kalonte nëpër një dyqan lodrash, e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç.

Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën në zonën specifike, por fatk eqësisht pa rezultat,” është shprehur avokati i familjes.

“Ne gjithashtu kemi një dëshmi se ajo u pa në Peania, afër dyqanit Vodafone, duke debatuar me dikë dhe më pas duke hipur në një makinë dhe duke u larguar me shpejtësi marramendëse…Jam i bindur që Artemis, nëse do të kishte mundësi, do të kontaktonte nënën dhe babanë e saj.

Artemis ishte afër familjes së saj, ajo nuk kishte ndonjë problem dhe kjo është një shqetësim i veçantë për ne. Ne apelojmë, kushdo që ka parë dhe di gjë më të vogël për Artemis, të kontaktojë qoftë edhe në mënyrë anonime me Policinë dhe të na ndihmojë “, shtoi Dougas.

ME TE LEXUARAT