Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Video/ Po hante mëngjes, si u vra shqiptari në një nga lagjet më të pasura të Brazilit

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të Ilir Zelkas i cili u vra në São Paulo të Brazilit teksa po konsumonte mëngjesin në një restorant.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen dhe mbetet e paqartë pista ku po zhvillon hetimet policia.

Ilir Zelka ishte në Brazil që prej 20 Nëntorit dhe qëndronte në një prej hoteleve më luksoze të zonës.

Autoritetet braziliane theksojnë se shqiptari u qëllua 4 herë me armë zjarri në një nga lagjet më të pasura në qytet.

Kamerat e kapën autorin, por identifikimi do të jetë i vështirë pasi mbante kokore ngjyrë rozë.

Disa orë pas ngjarjes u gjet i braktisur motori që përdori për vrasjen.

Shënjestra ishte e qartë pasi autori nuk u fut brenda në restorant dhe nuk mbeti asnjë i plagosur rastësisht nga të shtënat me armë.

Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori, ndërsa rezulton se ka qenë pronar i një biznesi në Ceki.

Ai kishte hequr dorë si ortak që prej datës 9 Mars por kompania mban ende emrin e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet