Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tensionet me Greqinë, admirali turk flet për tërheqjen e anijes së sherrit

Kthimi i anijes kërkimore turke “Oruc Reis” në portin e Antalias interpretohet nga shumë si një lëvizje që synon de-përshkallëzimin e tensioneve për shkak të samiteve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe përpjekjen për të shmangur një vendosje të mundshme të sanksioneve kundër Ankarasë.

Sidoqoftë, Admirali i Marinës turke në pension Denis Kutluk tha se ky veprim nuk kishte asnjë lidhje me Samitin e ardhshëm të BE dhe anija ishte dërguar në port për përpunimin e të dhënave të marra gjatë punës.

“Çdo vendim mbi veprimet e Turqisë në ujërat detare nuk është në kompetencat e BE.

Turqia nuk është anëtare e BE. Mbi të gjitha, Brukseli nuk ka të drejtën ligjore për të marrë vendime në këtë fushë.

Prandaj, Turqia do të vazhdojë të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj” tha Denis Kutluk.

Ish-admirali tha se vendet anëtare të Bashkimit “veprojnë me qëllim që të mbrojnë interesat e tyre” por për momentin, siç thotë ai, “ka edhe standarde ligjore ndërkombëtare“.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet