Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“S’ke këllqe të më thuash mua shërbëtor”, plas sherri mes Gjekmarkaj dhe Shabanit

Analisti Agron Gjekmarkaj dhe anëtari i “Nisma Thurja” Endri Shabani, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”, ku po diskutohet për raportin Venecias për ndryshimet Kushtetuese.

Debati mes tyre nisi pas akuzave të Gjekmarkaj se partitë e reja i shërbejnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa pas përgjigjes së Shabanit, analisti iu kthye ashpër.

Debati:

Gjekmarkaj: Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.

Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.

Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, s’po them për ju personalisht.

Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.

Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. S’merrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.

Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.

Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.

Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse s’më voton mua, nuk voton fare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet