Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtyrja e negociatave, Rama fajëson Holandën: Nuk do sepse ka zgjedhje në mars

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për shtyrjen e negociatave ku u shpreh se me vendin tonë nuk hapen pasi e kundërshton Holanda, jo për shkak të ndonjë përgjegjësie nga Shqipëria.

“Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore. Haptazi nuk e kundërmojnë 10 vende.

Thelbi këtu është se BE nuk merr dot veprim nëse nuk janë të gjithë dakord.

Historia nuk është se procesi nuk është i lidhur me çfarë bëjmë ne, përsa kohë një vend ose 5 vende kanë agjendën e tyre elektorale.

Ka zgjedhje në mars në Holandë. Jo sa herë bllokohemi ne, se është çështje e narrativave të brendshme. Gjatë gjithë kohësh kështu do të jetë ky proces.

Merkeli nuk premton dot negociata, sepse nuk varet nga ajo, por nga vendet e tjera. Sigurisht që Holanda nuk e do sepse ka zgjedhje në mars. Tani nuk flas dot, por do t’i them kur të shkruaj ndonjë libër.”-u shpreh Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet