Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 993 viktima nga koronavirusi dhe 23225 raste të reja pozitive.
Sipas TgCom 24 ky është numri i më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Itali që prej fillimit të pandemisë, duke kapërcyer edhe shifrat ditore të valës së parë.
Rajonet me më shumë infeksione janë Lombardia dhe Veneto, përkatësisht me 3,751 dhe 3,581 raste pozitive.
Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 20,709 raste të reja me COVID-19 dhe 684 viktima me Covid-19.