Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama inspekton shkollën e rindërtuar në Vorë: Shmanget përfundimisht mësimi me dy turne

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte këtë pasdite në shkollën 9-vjeçare në Ahmetaq të Vorës, e cila u rindërtua tërësisht pas tërmetit të një viti më parë.

Gjatë inspektimit bashkë me kryeministrin Rama, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se përfitues do të jenë 250 nxënës.

Ndërsa kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe shtoi se me realizimin e këtij projekti shmanget mësimi me dy turne.

Ahmetaj: Është një shkollë moderne dhe me gjithë ambientet ndihmëse janë 250 nxënës që do të përfitojnë, ka 8 klasa, 3 laboratorë dhe një palestër. Bashkia Vorë një nga bashkitë kryesore që përfiton për rindërtimin e shkollës.

Rama: Shumë mirë është kjo, po palestra është poshtë?

Ahmetaj: Po është poshtë

Rama: Kjo është biblioteka ee…në këto shkolla evitohet përfundimisht mësimi me dy turne

Ahmetaj: Po, kjo është më e rëndësishmja

Rama: Standardet janë optimale

Ahmetaj: Ka përfituar edhe një ambient para, shkolla

Rama: Forca me banesat, me pallatet

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet