Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përshtatën qendrën e masazhit për prositucion, në arrestohet menaxheri, në kërkim pronari 23-vjeçar

TIRANË – Një 28-vjeçar, menaxheri i një qendre masazhi është arrestuar nga policia pasi e kishte kthyer këtë biznes në një qendër prostitucioni në Tiranë.

Gjithashtu nën hetim janë 4 vajza për veprën penale prostitucion si dhe në kërkim është shpallur pronari i kësaj qendre masazhi, 23-vjeçari me iniciale Ernest Shuli.

Pas hetimeve të policisë, mësohet se menaxheri, 28-vjeçari me iniciale Kliton Shuli dhe pronari 23-vjeçari e kishin kthyer qendrën e masazhit në rrugën “Don Bosko” në një qendër prostitucioni.

Njësoj si edhe në rastet e mëparshme, ata rekrutonin vajza të reja përmes rrjeteve sociale për të punuar në qendrën e masazhit ku më pas shfrytëzoheshin për prostitucion.

Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet