Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Një vit burg për ata që bëjnë meme, reagon Rama: Asnjë shans s’ka

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndryshimet në Kodin Penal ku parashikohet ndëshkime me gjobë deri në 1 vit burg për të gjitha ata që bëjnë meme.

Rama shkruan në Twitter se janë revoltuar disa analistë në lidhje me çështjen ndërsa shprehet i bindur se nuk ka asnjë shans që të ndalohen memet me ligj.

Kryeministri shprehet me ironi se nuk ka ku ta gjejë nëse analistët do merreshin me meme që të vlenin për diçka.

“Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!“, shkruan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet