Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Muxhahedinët në Shqipëri, ish-këshilltari i Biden sugjeron zhvendosjen e tyre

Daniel Benaim, ekspert, profesor dhe ish-këshilltar i Joe Biden për Lindjen e Mesme ka një ide se si Shtetet e Bashkuara mund të rikuperonjnë marrëdhëniet me Iranin.

Një prej rrugëve sipas tij është reduktimi i mbështetjes ndaj muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe zhvendosja e tyre drejt Etiopisë apo detit të Kuq.

Politika e jashtme amerikane pritet të ndryshojë rrënjësisht nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden, më këtë të fundit që do të duhet të ndreqë raportet të dëmtuara rëndë nga paraardhësi me Iranin, Kinën e gjithashtu Europën.

Daniel Benaim, i cili ka qenë këshilltar i Biden për Lindjen e Mesme në kohën kur ishte zv.president e që pritet gjithashtu të marrë një post të rëndësishëm në dministratën e re, thotë në një intervistë për revistën “Jacobin mag”, se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga ujdia bërthamore ishte një goditje e fortë për Iranin.

Sipas tij lëshime strategjike duhet t’i ofrohen këtij shteti, për ta rikthyer vendin në tryezën e negociatave.

Pjesë e lëshimeve sipas tij do të ishte reduktimi i mbështetjes ndaj MEK, apo muxhahedinëve iranianë të strehuar në Shqipëri.

Ekpserti për çështje të Lindjes së Mesme, sugjeron se nje zgjidhje do të ishte zhvendosja e tyre nga Shqipëria në Etiopi ose përgjatë brigjeve të detit të Kuq.

“Unë dhe miqtë e mi jemi të mendimit se një reduktim në mbështejen amerikane ndaj MEK mund të mirëpritej nga Irani.

Zyrtarë shqiptarë, në takime bilaterale kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me aktivitetet e paligjshme të grupit në trafikimin e njerëzve, drogës apo armëve.

Vendosja e muxhahedinëve për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe përgjatë kufijve europianë nuk është e nevojshme, dhe mund të konsiderohet risistemimi i tyre në Etiopi apo përgjatë Detit të Kuq”.

Që prej vitit 2014, nën trysninë amerikane, Shqipëria strehon më shumë se 4 mijë pjesëtarë të popullit muxhahetin të Iranit, një grup i fshehtë opozitar i regjimit iranian.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet