Manastirliu ndan foton nga spitalet Covid: Stafet mjekësore sfidojnë fyerjet...

Politikë
Manastirliu ndan foton nga spitalet Covid: Stafet mjekësore sfidojnë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foto nga spitalet dedikuar pacientëve me COVID-19 në Shqipëri.

Manastirliu thotë se stafet mjekësore vijojnë të jenë në detyrë, dhe ndonjëherë sfidojnë edhe fyerjet e kujt për fat ende s’i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund Manastirliu thekson se mjekët e infermierët kanë mirënjohjen e atyre që kan fituar betejën me COVID-19 dhe gjithë popullit shqiptar.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës.

Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre.

Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën.

Kanë mirënjohjen e një populli.

#RESPEKT

ME TE LEXUARAT