Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kthimi i ligjit për Policinë e Shtetit nga Meta, Lleshaj: Akt i mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike

TIRANË
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur nga foltorja e parlamentit për dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili ktheu për shqyrtim

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, të ndryshuar””.

Lleshaj e cilësoi një akt të mirëfilltë politik duke argumentuar qëndrimin e tij për këtë ligj. Ai tha më tej se dekreti i Presidentit nuk ka asnjë brendi juridike dhe se ligji vjen pas diskutimit me partnerët ndërkombëtarë.

“Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik.

Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj dhe presidenti që e ka kthyer i referohemi të njëjtit nen 221. Pres ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5.

Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së.

Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, deklaroi Lleshaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet