Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kërcënoi bashkëatdhetarin, shqiptari përplaset me policinë italiane dhe përfundon në pranga

Një 21-vjeçar shqiptar në Casaluce të Italisë është arrestuar nga policia pas një ndjekje ku pati edhe shkëmbim zjarri.

Uniformat blu u vunë në ndjekje të tij pasi një natë më parë një tjetër shqiptar denoncoi se ishte kërcënuar nga 21-vjeçari më shumë se një herë në një piceri në Frignao.

Ai i tha policisë se pranë shtëpisë së tij kishte parë shqiptarin bashkë me një person tjetër, të cilët po qëndronin brenda një automjeti.

Oficerët nisën menjëherë hetimin për të gjendur vendndodhjen e makinës, shkruan media italiane.

Sapo panë policinë dy personat u larguan me shpejtësi. Blutë u vunë në ndjekje të tyre dhe sapo arritën në Komunën e Teverolas mes tyre pati shkëmbim zjarri.

Ndjekja mori fund kur makina me të cilën udhëtonte 21-vjeçari u përplas me atë të policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar ndërsa dy personat u vunë në pranga

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet