Humb jetën ish-presidenti francez, ishte infektuar me Covid-19

Aktualitet
Humb jetën ish-presidenti francez, ishte infektuar me Covid-19

Ish-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing ka ndërruar jetë sot në moshën 94-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në një deklaratë, familjarët thanë se ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në rajonin Loir-et-Cher. Ish-presidenti u shtrua në spital, në qytetin Tours më 17 nëntor për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

D’Estaing shërbeu si president nga viti 1974-1981.

Ai filloi jetën e tij politike si deputet në vitin 1956 dhe shërbeu si ministër i Financave dhe Çështjeve ekonomike nën presidentin Charles de Gaulle nga viti 1962 në 1966 dhe si ministër i Ekonomisë dhe Financave nën presidentin Georges Pompidou nga viti 1969 deri në 1974.

ME TE LEXUARAT