Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hajdari: Ku po shkojnë lekët borxh që po marrim për përballimin e COVID, për fushatën e Ramës?

Nga Kuvendi, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka deklaruar se qeveria ka marrë 1.2 mld euro borxh, por nga këto ka vënë në shërbim të pandemisë 150 mln euro. Pjesa tjetër, sipas Hajdarit, është futur në xhepat e të korruptuarve.

“15 mln euro të tjera borxh për përballimin e pandemisë. Mua më shqetëson se ku i çojmë paratë që i marrim për COVID-in, që nga fillimi kemi marrë 1.2 mld euro borxh. Kur deficiti është i ulë, pse marrim kaq shumë borxh, apo po përgatitjet për fushatën.

Qeveria Rama as 150 mln eurot nuk i ka çuar për përballiminin e krizës, edhe pse kaq shumë borxhe, FMN tregoi se paktet e mbështetjet e Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e rajonit, Rama merr më shumë para borxh dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët. Aty fatkeqëve që mbeten pa punë, iu dhamë një kompensim qesharak.

Rama ka kontribuar diku te 150 mln euro, pse u morën kaq shumë borxh kur plani ishte që të përdorim kaq pak dhe meqë këto lekë. Kemi marrë borxh dhe një Zot e di se ku janë çuar këto lekë, i keni çuar në koncesione dhe PP, hajde bëjmë një gjë të mirë dhe për qytetarët tanë”, tha Hajdari.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet