Festa “izoluara” në Itali, qeveria miraton masa të ashpra

Bota
Festa “izoluara” në Itali, qeveria miraton masa të ashpra

Do të jetë një fundvit i pazakontë për Italinë. Shifrat e pandemisë që çdo ditë regjistrojnë qindra viktima e mijëra të infektuar nga pandemia globale, kanë detyruar qeverinë Conte 2 të aprovoj një dekret ligj masash shtesë të cilat “blindojnë” festat e fundvitit duke mos lejuar hyrje-daljet në rajonet italiane e asnjë masë lehtësimi në ditët më festive si Krishtlindja, Shën Stefani e nata e ndërrimit të viteve.

Ky dekret i ri hyn në fuqi më datë 4 dhjetor e ka një afat kohor 50 ditor. Prej datës 21 dhjetor e deri më 6 janar do të ndalohet lëvizja përmes rajoneve me përjashtim të rasteve për motive pune, jetësore apo shëndetësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në ditët festive 25-26 dhjetor e 1 janar 2021 nuk do të lejohet lëvizja as brenda komunave në të njëjtin rajon si dhe mundësia për të lëvizuar në banesa private jashtë komunës së rezidencës.

Rikonfirmohet ndarja e vendit në tre nivele rrezikshmërie që përputhen me tre zonat; e kuqe për territoret me një nivel shumë të lartë infektimi; portokalli për zonat me nivel të lartë infektimi dhe e verdhë me nivel infektimi shqetësues nga Covid 19.

Në rajonet e përfshira nga zona e verdhë ku restorantet janë ende të hapura konfirmohet orari i mbylljes së tyre më 18.00 të mbrëmjes si dhe ndalimi i lëvizjes së qytetarëve prej orës 22.00 deri në ora 6 të mëngjesit.

Drafti i ri ligjor autorizon të gjitha autoritetet drejtuese të rajoneve italiane që prej datës 21 dhjetor e deri më 6 janar 2021 mund të marrin masa shtesë në varësi të nevojave parandaluese që prezanton territori i tyre.

Mbajtja hapur e hoteleve në natën e ndërrimit të viteve apo e bizneseve të shitjes me pakicë është një masë që i takon autoriteteve lokale rajonale.

Dekreti i ri u aprovua në orët e vona të natës së shkuar, pas debateve të shumta mes anëtarëve të qeverisë, përfaqësues të grupimeve të ndryshme politike.

Gjatë orëve në vijim pritet që guvernatorët e 21 rajoneve italiane të shprehin opinionin institucional dhe pse mjaft prej tyre kanë shprehur hapur pakënaqësi.

“Nuk ka një mirëkuptim por një moslogjikë” deklarojnë guvenatori i rajonit të Puglias Michele Emiliarno e ai i Ligurias Giovanni Totti.

“Kush ka prindërit në një komunë tjetër nuk mund as t’i uroj për festat e fundivitit” deklarojnë ata.

ME TE LEXUARAT