Dogji biznesmenin grek për 200 euro, çfarë pritet të ndodhë me shqiptarin. Dëshmia e tij

Aktualitet

Vrasësi 20-vjeçar shqiptar i pronarit të hotelit 69- vjeçar në Santorini do të dërgohet në zyrën e prokurorit të Naxos nesër, të premten.

I riu, i shoqëruar nga avokati i tij, Apostolos Lytras, do të hipë në anije në orën 12:15, në mënyrë që të dërgohen në gjykatë.

Sipas informacioneve në mediat greke, mësohet se 20 vjeçari do të pretendojë se ai nuk kishte ndërmend të vriste hotelierin dhe se ai shkoi për të kërkuar 200 euro që i detyrohej nga punët e ndryshme që ai kishte bërë në hotelin e tij.

Protothema.gr sjell foto nga vendi i ngjarjes në hotel “Oia”.

Fotoja e parë tregon derën dhe shkallët ku 69-vjeçari ra dhe goditi kokën, si rezultat i së cilës ai humbi jetën, ndërsa në foton e dytë shihet gjak në mur.

Autori i krimit, 29 vjeçari shqiptar pas vdekjes së 69-vjeçarit, e tërhoqi atë zvarrë brenda dhe në gjendje shoku e goditi me një shkop pastaj e tërhoqi përsëri në një hapësirë të ngushtë ngjitur me recepsionin, e “lau” me vodka dhe i vuri flakën.

Trupi i 69 vjeçarit u dogj deri në mëngjesin e vonë të së nesërmes.

Dëshmia e shqiptarit

“Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave.

Hotelieri më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk më dha ato të miat.

Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Në këtë moment kuptova se ai ishte i vdekur”, i tha ai policisë.

Më pas shqiptari ka treguar se e ka tërhequr 69-vjeçarin brenda dhe në gjendje shoku e goditi me grushte.

Autori i krimit tha se gjeti disa lecka dhe u përpoq t’i pastrojë njollat e gjakut që kishin rënë në dysheme.

Pastaj ai tërhoqi përsëri 69-vjeçarin në një hapësirë ​​të ngushtë ngjitur me sallën e pritjes.

Aty tha se vendosi kufomën, e lyeu me atë me vodka, vendosi letra për të ndezur zjarrin dhe më pas u zhduk.

Ngjarja

Një nga hotelierët më të njohur të Santorinit u gjet i vdekur të pak ditë më parë. Ishte shërbimi zjarrfikës, i cili mori një denoncim për rënien e një zjarri në zonën e Oia.

Viktima u identifikua si biznesmeni Nikos Halaris, pronar i hotelit “Nikos Villas”.

Banorët e zonës thirrën zjarrfikësit, pasi panë tym nga brenda hotelit dhe konkretisht nga salla e pritjes.

Kur të katër zjarrfikësit mbërritën, ata zbuluan se i vetmi vend ku kishte zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar.

Nga kamerat e sigurisë ata zbuluan 20-vjeçarin shqiptar, i cili ka “eliminuar” dhe më pas e ka djegur pronarin, pasi ky i fundit i kishte 200 euro pa i dhënë.

Autoritetet greke më pas e arrestuan 20-vjeçarin shqiptar me akuzën e vrasjes dhe djegies së trupit të pronarit të hotelit të njohur.

ME TE LEXUARAT