Burri kap gruan fshehur në tavanin e hotelit, pas aventurës me djalin e ri

Soft
Burri kap gruan fshehur në tavanin e hotelit, pas aventurës me djalin

Pamje shokuese janë publikuar së fundmi në rrjet të momenteve kur burri ndjek gruan e tij dhe më pas e kap u fshehur në tavanin e një “moteli dashurie”, pasi e kishte tradhtuar me një djalë më të ri.

Burri nga Filipinet kishte pasur dyshimet e tij teksa e ndjek gruan në një hotel, dhe bashkë me oficerët e policisë e gjejnë atë të fshehur në hapësirën boshe mbi dhomën e gjumit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat filipinase thonin se burri sapo ishte kthyer në shtëpi pas disa muajsh punë në një impjant detar nafte.

Por në vend që ai të shijonte përgatitjet e festës familjare të Krishtlindjeve u bë dyshues ndaj gruas që i thoshte se punonte disa orë në një zyrë gjatë fundjavave.

Ai vendosi ta ndjekë atë dhe pa që taksia e la atë në një motel ku u takua me një djalë më të ri.

Burri që nuk është emëruar nga mediat, tha: ”Nuk dija çfarë të bëja. Mora një shok në telefon për ndihmë dhe më pas morëm policinë”.

Më pas i shoqëruar nga policia ata hynë në hotel dhe stafi u detyrua të hapnin derën e dhomës, pasi tradhëtia bashkëshortore është një shkelje zyrtare kriminale në Filipine.

I dashuri i fshehtë i gruas ishte përpjekur të largohej nga ndërtesa por ishte ndaluar nga njerëzit e ardhur.

Oficerët u habitën fillimisht pasi nuk gjetën askënd tjetër në dhomë, ku rrobat e gruas ishin të shpërndara përtokë.

Më pas ata dëgjuan një goditje nga tavani i dhomës, kur një këpucë e gruas ra nga një e hapur.

Në pamjet e publikuara tregohen oficerët që tregojnë nga tavani dhe vendosin një shkallë për të hetuar, derisa zbulojnë gruan tradhëtuese të fshehur atje.

Ata e nxitën atë të zbriste por gruaja kerkonte nje oficere femer.

Pas rreth gjysmë ore negocjata oficerët bindën gruan të zbriste, ndërsa ajo dhe i dashuri i saj janë paditur nga bashkëshorti.

Nëse shpallet fajtore ajo përballet me deri në 6 vjet burg për tradhti bashkëshortore./tch

ME TE LEXUARAT