Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmoi policinë dhe u arratis, arrestohet i shumëkërkuari në Kukës

Një 36-vjeçar me iniciale D.D. është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Policia njofton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për disa vepra.

Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D.D., 36 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet