Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Spanja vendos kufizime për festat e fundvitit: Nuk do lejohen më shumë se 10 persona

Teksa po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID, qeveria e Spanjës ka vendosur masa kufizuese për festat e fundvitit.

Mësohet se gjatë festës së Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri nuk do të lejohen më shumë se sa 10 persona në një familje, për shkak të rrezikut që mbaron përhapja e koronavirusit.

Ky fakt është konfirmuar dhe nga ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

Marrëveshja, që vlen për festimet e natës së Krishtlindjes, ditën e Krishtlindjes, natën e Vitit të Ri dhe ditën e Vitit të Ri, nënkupton zbutje e masave në përgjithësi, që lejon tubimin e gjashtë personave, me përjashtim në disa rajone që kanë kufizimet e veta.

Ora policore në shumicën e rajoneve në Spanjë do të lëvizet në ora 01:30 në vend të 23:00, duke filluar nga 24 dhjetori deri më 31 dhjetor.

Kujtojmë se Spanja ka shpallur gjendje emergjente gjashtëmujore në tetor, duke i dhënë rajoneve mbështetje ligjore për orë policore dhe kufizime tjera.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet