Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Si ndodhi atentati në Lezhë, biznesmeni shkoi i vetëm në spital, rrugës humbi shumë gjak dhe…

LEZHË
Zbardhen detaje të reja nga atentati me armë zjarri ndaj biznesmenit të njohur në Lezhë, Aleksandër Deda. Janë shoqëruar në polici disa persona, që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet dëshmia e të plagosurit, që mund të jetë kyçe për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Alkesandër Deda, gjatë udhëtimit me makinën e tij, është përballur me një breshëri plumbash që vinin nga një automjet tip “Audi”, nga ku edhe ka marrë plagë në gjoks. Menjëherë është kthyer duke ju drejtuar Spitalit të Lezhës dhe gjatë udhëtimit, një automjet tjetër i është vënë në ndjekje, ndërkohë që vetë Deda ka bërë disa telefonata me të afërm të tij, duke iu treguar se çfarë i kishte ndodhur.

I plagosur ai ka mundur të përshkojë distancën afro 15 km deri afër spitalit, kohë ku edhe ka humbur sasi të madhe gjaku. Pas mjekimit që ka marrë nga bluzat e bardha të Lezhës, ai është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet