Numri i personave të shtruar në spital me COVID-19 në SHBA ka arritur në afërsisht 100 000, një rekord i lartë, ndërkohë që pandemia po përkeqësohet gjithnjë e më shumë duke rritur presionin mbi sistemet e kujdesit shëndetësor.
Një rekord prej 98 691 amerikanësh u shtruan në spital në 2 orët e fundit, sipas të dhënave të përpiluara nga Projekti i Ndjekjes së Covid-it, i fundit në një varg javësh me shifra ditore shtrimesh rekord.
Ndërsa vaksinat janë në mbërritje, ekspertët e shëndetësisë presin që tubimet e festave të tjera ta nxisin më tej përhapjen e valës së virusit.
SHBA-ja ka parë shumë më tepër raste dhe viktima se çdo komb tjetër.
Vendi, i cili ka një popullsi prej rreth 330 milionë banorësh, ka regjistruar 13,7 milionë infektime që nga fillimi i pandemisë, kursee numri i vdekjeve i ka tejkaluar të 270 000 viktimat.