Godina e Universitetit të Politeknikut në Tiranë është veshur me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe në shenjë nderimi për 49-vjetorin e pavarësisë së shtetit në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi kulla më e lartë në Dubai Kulla Burj Khalifa u ngjyros kuq e zi, më 28 Nëntor.
Nuk ka munguar edhe një mesazh urimi nga kryeministri Edi Rama, i cili ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimi.
“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar.
Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe.”- shkruan Rama.