Shehaj nxjerr vendimin: Qeveria nuk publikoi mbylljen anti-Covid për të mbështetur “Black Friday”

Politikë
Shehaj nxjerr vendimin: Qeveria nuk publikoi mbylljen anti-Covid për

Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, publikoi urdhërin e qeverisë që kufizonte lëvizjen e qytetarëve fundjavën e shkuar në kuadër të masave anti-Covid.

E ftuar në “Tempora” të gazetares Sonila Meço, Shehaj tha se një gjë e tillë nuk u publikua për të favorizuar “Black Friday” dhe bizneset pranë qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urdhëri i qeverisë që nuk u publikua: “Andaj kemi vendosur të mbështesim Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe të marrim vendimin si më poshtë vijon:

1. Duke filluar nga dita e premte 27 nëntor, ora 22:00, do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve deri ditën e hënë 30 nëntor, ora 06:00.

2. Ndalohet të gjitha aktivitetet tregtare në të njëjtat data.

3. Baret dhe restorantet do të jenë të mbyllur nga e premtja ora 10 e mëngjesit deri të hënën”

Brisida Shehaj: Ishte për tu bërë më 27 nëntor dhe për interesa të Black Friday me shokë nuk e kanë bërë. Se nëse ti më do mua dhe këtë popull e ke hallin e përhapjes atë që pamë ne, që dyndeshin njerëzit për festa….

Se kjo është, në rastet e festive e gjithë bota po i mbyll. Italia po thotë edhe mesha e Krishtlindjes online, ose të mos bëhet fare.

ME TE LEXUARAT