Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusia gati për luftë, vendos raketa në ishujt që pretendohen nga Japonia

Ushtria ruse ka njoftuar për vendosjen e raketave të mbrojtjes ajrore në Ishujt Kurile mbi të cilat ka pretendime Japonia.

Sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore S-300V4 janë vendosur në gatishmëri luftarake në Ishujt Kurile, përveç sistemeve të raketave me rreze më të shkurtër Tor M2 të vendosura atje më herët, tha Qarku Ushtarak Lindor i Rusisë përmes një deklarate.

Stacioni televiziv i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Zvezda, raportoi se sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore ishin vendosur në Iturup, një nga katër ishujt jugorë të Kurileve.

Rusia ka vazhduar të ndërtojë forcat e saj në ishujt, duke përfshirë stacionimin e avionëve luftarakë të përparuar dhe raketave anti-anije.

Bashkimi Sovjetik okupoi rajonin nga Japonia në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Japonia vazhdon të pretendojë të drejtat territoriale në ishujt, të cilat i quan Territoret Veriore.

Mosmarrëveshja ka penguar Rusinë dhe Japoninë të nënshkruajnë një traktat paqeje që i jep fund zyrtarisht luftës. Dekada përpjekjesh diplomatike për të negociuar një zgjidhje nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Tokio është shumë e ndjeshme ndaj lëvizjeve ushtarake nga Moska në zinxhirin strategjik të rëndësishëm të ishujve që shtrihen në verilindje nga Hokkaido i Japonisë në rajonin Kamchatka të Lindjes së Largët Ruse.

Menjëherë pas marrjes së detyrës në shtator, kryeministri i japonez, Yoshihide Suga diskutoi për mosmarrëveshjen territoriale përmes një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, shtyu zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjatë gati tetë viteve të tij në pushtet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet