Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rindërtimi nga tërmeti/ PD: FMN solli zërin e qytetarëve dhe opozitës

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim me planin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar.

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi shkuan se Fondi Monetar Ndërkombëtar solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës dhe se Rama realizoi vetëm 8% të planit të rindërtimit.

“Edi Rama nuk punon. Ai ka vetëm fjalë dhe premtime. Rindërtimi pas tërmetit të vitit të shkuar është dështim katastrofik.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka përkthyer në numra zërin e qytetarëve dhe të opozitës: Rama realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin.

Pa transparencë dhe me duart e zgjatura tek paratë e qytetarëve. Mjaft me fjalë dhe premtime elektorale! Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon!”, shkruan Çupi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet