Trajner i Kukësit Skënder Gega u kthye ditën e mërkurë në Tiranë nga Turqia, ku ishte për një mjekim më të specializuar në betejën me Covidin i cili në ditët e qëndruara në Tiranë e kishte rënduar shumë.
Ai arriti të mposht virusin pas 21 ditësh nën mbikëqyrjen e mjekëve, përfshirë edhe periudhën në Shqipëri.
Gega duket mjaft i rikuperuar nga qëndrimi i tij në Turqi, dhe me këto ritme edhe rikthimi në fushën e stërvitjes do të jetë i shpejtë.