Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po qarkullonte me armë zjarri gati për qitje, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “KOMANI”.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat”.

Qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

50-vjecari me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me precedent kriminal që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe “Shqiponjat” organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “KOMANI”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua shtetasi:

L. M., 50 vjeç, banues në Dobrac, Shkodër, i dënuar në vitin 2004 për plagosje dhe në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas u kap gjatë operacionit, në lagjen “Guerrile”, në rrugën “Komani”, Shkodër, duke qarkulluar me një armë zjarri pistolete me fishke në fole gati për qitje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet