Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Numër i lartë të infektuarish në Vlorë, mes tyre mësues, infermierë dhe nxënës

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 27 raste të reja me koronavirus në Vlorë.

Në rastet e sotme në Vlorë kanë rezultuar të prekur një mësues në një shkollë fshati dhe një nxënës në një shkollë jo publike.

I infektuar është konfirmuar një mjek stomatolog, ndërsa një rast tjetër është pranë administratës së bashkisë Vlorë dhe një pranë njësisë Administrative Novoselë.

Të prekur kanë rezultuar një infermier pranë qendrës shëndetësore 3 dhe dy raste Fasoneri.

Tre janë konfirmuar pranë shtëpisë së Fëmijës në Vlorë dhe një rast Call Center. Po ashtu, raste ka edhe në sektorin privat dhe të tjerët janë raste kontakti.

Situata e pandemisë në vend nuk po gjen përmirësim. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 705 raste të reja dhe 17 humbje jete vetëm 24 orët e fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet