Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opinioni i Venecias: Ishin të nxituara, detyrë e Gjykatës Kushtetuese…

Komisioni i Venecias ka dërguar një opinion paraprak për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të miratuara më 5 tetor pa konsensusin e të gjitha palëve.

Sipas Venecias, ndryshimet ishin jashtëzakonisht të nxituara, dhe kjo kërkon një konsultim më të gjerë para se ato të ishin miratuar

“Procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore”.

Po ashtu Komisioni i Venecias bën të qartë se është detyra e Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor, prandaj është me rëndësi që ajo të jetë funksionale.

“kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR tashmë e kanë bërë të qartë se është me rëndësi jetike për Shqipërinë të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, për më tepër në një kohë në të cilën shumë çështje komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri janë të pranishme.”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet