Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri britanik: Vaksina anti-COVID-19 e mundur në sajë të Brexit

Qeveria britanike siguroi sot se Brexit kishte bërë të mundur që BM të ishte vendi i parë perëndimor që autorizon një vaksinë kundër koronavirusit të ri, një pretendim që tërhoqi kritika nga nacionalizmi farmaceutik.

“Ndërsa deri në fillim të këtij viti ishim në Agjencinë Europiane të Barnave, falë Brexit ne qemë në gjendje të merrnim një vendim duke u bazuar në rregullatorin britanik dhe jo me ritmin e evropianëve, të cilët po lëvizin pak më ngadalë”, tha ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, pas miratimit që iu dha vaksinës të aleancës gjermano-amerikane Pfizer / BioNTech.

“Ne të gjithë bëjmë të njëjtat kontrolle sigurie dhe ndjekim të njëjtat procedura, por kemi qenë në gjendje të përshpejtojmë mënyrën si bëhen falë Brexit-it”, shtoi ai.

Për shkak të Brexit, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), përgjegjëse për autorizimin dhe kontrollimin e ilaçeve në BE, u zhvendos nga Londra në Amsterdam në mars 2019 me 900 punonjësit e saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet