Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta kujton Ibrahim Rugovën në 76-vjetorin e lindjes: Prijës i vlerave demokratike

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në 76-vjetorin e tij të lindjes.

Meta thotë se vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i tij jetësor për Kosovën dhe të ardhmen e saj mbeten përherë aktuale.

“Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale! I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!”, shkruan Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet