Masa të reja kufizuese për festat e fundvitit në Kosovë

Kosovë&Rajon
Masa të reja kufizuese për festat e fundvitit në Kosovë

Kosova gjatë festave të fundvitit do të ketë masa të reja kufizuese. Kjo konfirmohet nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Hoti, Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera shtetërore.

Zemaj pas takimit ka njoftuar në mediat sociale se kanë rënë dakord për masat e reja që do merren për festat, për të parandaluar një valë tjetër të COVID-19.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit”, shkruan Zemaj.

Po ashtu ai njofton se nga sot do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-covid.

ME TE LEXUARAT