Makina me dru i kushton postin, shkarkohet nga detyra drejtori i IKMT-së

Aktualitet
Makina me dru i kushton postin, shkarkohet nga detyra drejtori i IKMT-së

Shkarkohet nga detyra drejtori i Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit dhe Pyjeve në Shkodër Jetmir Lumaj. Shkak për shkarkimin e tij sipas burimeve është bërë një mjet me lëndë drusore i cili është konstatuar në zonat malore të Shkodrës dhe madje janë publikuar disa video.

Prerja e drurëve është e ndaluar por mesa duket kohët e fundit persona të ndryshëm kanë vijuar të pa shqetësuar prerjen e pyjeve duke e kthyer në një problem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas konstatimit të mjeteve përmes videove është vendosur shkarkimi i drejtorit Lumaj për mungesë të eficencës në punë.

Prej kohësh është përfolur për prerjen e paligjshme të pyjeve në zonat malore të Shkodrës por nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje.

Në disa raste policia vendore e Shkodrës ka goditur këta persona, por prerja e pyjeve ka vijuar nga të tjerë ndërsa ka pasur momente kur është sekuestruar vetëm lënda drusore sepse autorët e dyshuar kanë braktisur mjetet e tyre në mes të rrugës.

Jetmir Lumaj ka vetëm pak kohë që është emëruar si drejtor i Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit dhe Pyjeve por nuk zgjati shumë në këtë detyrë duke u shkarkuar pas këtij rasti të provuar me video.

Ky mjet është ndjekur përgjatë gjithë rrugës në itinerarin që ka zhvilluar duke provuar se ka lëvizur i lirë me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Kjo lëndë drusore përdoret nga një pjesë e qytetarëve për ngrohje në këtë periudhë të dimrit kur temperaturat janë të ulëta për shkak se ka një çmim më të lirë se lënda drusore që importohet nga Mali i Zi kryesisht apo ndonjë vend tjetër.

Tashmë duhet pritur se kush do të jetë emri që do të zëvendësojë Jetmir Lumajn në postin e drejtorit të IKMT Shkodër pas shkarkimit të tij.

ME TE LEXUARAT