Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Makina del nga rruga në Dibër, humb jetën 34-vjeçari, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një pasagjer.

Shoferi 26 vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur me dy të tjerë, po drejtonte automjetin tip “Opel” kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

“Në aksin rrugor rural Kastriot—Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thotë policia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet