Lezhë/ Atentati ndaj Aleksandër Dedës, shoqërohen disa persona!

Aktualitet
Lezhë/ Atentati ndaj Aleksandër Dedës, shoqërohen disa

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi plagosjen e Aleksandër Dedës, ditën e djeshme në Lezhë. Dëshmitë e tyre mund të çojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

Policia gjeti një automjet të djegur që është përdorur nga autorët në rrugën e vjetër Lezhë- Milot në afërsi të fshatit Pllanë. Automjeti ka rezultuar të jetë i vjedhur në Lushnje ndërsa në të u gjend edhe një automatik si dhe një telefon pak më larg automjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

42-vjeçari mësohet se është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plumb në kraharor dhe po merr mjekim në spitalin e Traumës, Tiranë.

ME TE LEXUARAT