Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kolaudimi në shtet/ Braçe: Mbaroi koncesioni Berisha-Meta, u mundova të thyeja monopolin

Një koncesion që në përfundim të kontratës së tij 10-vjeçare po nxjerr në pah dëme në kurriz të qytetarëve nga fitimet marramendëse të kompanisë SGS që ndër vite ofroi radhë dhe kaos. Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se këto fakte të koncesionit të qeverisë Berisha-Meta po dalin në inventarin e kompanisë që po bën dorëzimet e koncesionit, dhe nëse do të hetoheshin do të nxirrnin në pah një krim, thekson ai.

“Kolaudimi tek shteti! Shërbim publik cilësor, në standard dhe më i lirë! Koncesioni Berisha/Meta mbaroi! Edi Rama njoftoi sot në mëngjes konkluzionin e punës së kryer prej muajsh në ministrinë e Infrastrukturës, DPSHTRR, për këtë shërbim masiv për njerëzit!

Ndërkohë procesi ka nisur; SGS po bën dorëzimet e koncesionit. Është një inventar që dëshmon jo vetëm dështimin katastrofik të koncesionit Berisha/Meta, por po të hetohet do dëshmojë një krim të shumëfishtë mbi qytetarët, jetën e pronën e tyre, mjedisin gjithashtu!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Zv/kryeministri kujton tentativën e tij në fillim të mandatit të qeverisë Rama peër ta rrëzuar këtë koncension. “Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur unë e kolegu Shalsi provuam në mandatin e parë ta thyenim monopolin e këtij koncesioni me amendim në Kuvend, skena aty mes ministrit të linjës dhe kryetarit të Kuvendit ishte banale, madje desh rrëzoi Qeverinë”, thotë Braçe.

Në përfundim, ai thotë se qytetarët do të marrin shërbimin e merituar.

“Sot, nuk jam i kënaqur që gjithë çfarë thamë në opozitë është provuar! Jo, dua hetim të qartë pas dorëzimit të koncesionit për gjithë çka ndodhur me koncesionarin dhe kontratën, zbatimin e saj. Por betejë është kjo; nuk duhet të dorëzohemi! Interesat politike e private të tilla janë! Shqiptarët duhet të shohin ndryshim, e kërkojnë nga ne! Siç kërkojnë shërbim publik tani, përsëri nga ne e jo nga shtëpia e hajdutëve PD-LSI”, ka shkruan ndër të tjera Braçe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet