Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gara për Kushtetuesen, Apeli rrëzon padinë e Papandiles për KED

Merr fund ëndrra, të paktën për momentin. Apeli administrativ rrëzoi ditën e sotme padinë e Eugen Papandiles kundër KED-së, që e përjashtoi dy herë nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Herën e parë, pasi KED e përjashtoi, juristi e çoi cështjen në Gjykatën e Apelit Administrativ që shfuqizoi vendimin e mëhershëm të Këshillit të Emërimeve për skualifikimin e tij duke e rikthyer në garë.

Por në datë 23 nëntor, KED sërish e përjashtoi duke kualifikuar vetëm tre kandidatë, ndërsa Eugen Papandilen e nxori jashtë.

KED deklaroi se kandidati kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Por Eugen Papandile nuk hoqi dorë duke vijuar luftën dhe çuar dosjen sërish në gjykatë, por sot Apeli Administrativ e rrëzoi padinë e tij kundër KED-së.

SHBA ka kërkuar që gjykatë të jetë funksionale brenda këtij viti, por vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë brenda muajit dhjetor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet