Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fotoja prekëse që bëri xhiron e rrjetit, mjeku përqafon pacientin me Covid

Ka bërë xhiron e botës duke u kthyer brenda ditës në foton simbol të sakrificës e dhembshurisë.

Në të shihet momenti kur një mjek nga Teksasi, i ndodhur prej kohësh në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, përqafon në ditën e Falënderimeve një pacient të moshuar me Covid 19.

Dr. Joseph Varon, shef stafi i United Memorial Medical Center në Houston, i tha CNN se kishte punuar 256 ditë pa ndalim deri tani dhe është i frustruar nga numri i lartë i njerëzve të shtruar në spital.

Ai bëri thirrje edhe një herë të respektohen masat bazike për shmangien e infeksionit, në mënyrë që njerëzit t`i qëndrojnë larg spitaleve.

Shifrat e Covid 19 mbërritën një tjetër rekord në Shtetet e Bashkuara, ku zyrtarët në mjaft zona janë të shqetësuar se strukturat shëndetësore nuk do ta përballojnë dot fluksin e të sëmurëve.

Varon përshkroi dëshpërimin e pacienteve me koronavirus, të cilëve sic tha përvec sëmundjes, u është dashur të përballen edhe më ankthin e izolimit.

Burri që po ngushëlloja në foto, thjesht kërkonte të kishte pranë familjen e tij, u shpreh mjeku. Shtetet e Bashkuara kanë sot mesatarisht mbi 170,000 raste të reja te semundjes në ditë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet