Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fanella e Maradonës kap vlerën e 2 milionë eurove

Në histori mbeti si një ditë shumë e veçantë. Katër vjet pas Luftës së Malvineve apo Ishujve Folklend, Argjentina u vu përballë Anglisë në stadiumin “Azteka” të Qytetit të Meksikos, në një të nxehtë asfiksues.

Mes futbollistëve anglezë, të cilët atë mesditë meksikane patën punë me Diego Armando Maradonën në çerekfinalen e Botërorit, ishte edhe Steve Hodge.

Mesfushori, i cili më 22 qershor 1986 ishte 23 vjeç, përjetoi nga afër magjinë e legjendës së futbollit. Sigurisht ai u hidhërua për vdekje nga goli i tij me dorë, por edhe u mahnit nga ajo që ndodhi 5 minuta më pas, me golin më të bukur të shënuar ndonjëherë në kupat e botës.

Pasi iu ringjall shpresa nga rrjeta e Gary Lineker dhe pasi u përplas me portierin argjentinas, Pumpidu, Hodge doli nga fusha i pikëlluar, duke mos dashur të shikonte festimet e kundërshtarëve. Gjithsesi, edhe pse i eliminuar, për të ajo ditë solli një dhuratë.

Kur Maradona u kthye në dhomën e zhveshjes së Argjentinës, ai nuk e kishte të veshur fanellën e famshme me numrin 10. Atë e kishte marrë pikërisht Steve Hodge, i cili e tregon sot me krenari si një dhuratë të çmuar.

Anglezi pati jo pak varje buzësh e të sharash nga shokët e tij, për shkak se ndërroi bluzën me njeriun që i shënoi golin me dorë.

Për të ajo dhuratë është e paçmueshme. Sot e kësaj dite, ndërsa gjithë bota ende po mban zi për shuarjen e legjendës, Hodge thekson se ka refuzuar çdo ofertë për ta nxjerrë në ankand.

Vlera e asaj cope të thjeshtë pambuku e najloni, sipas ekspertëve, ka shkuar në 2 milionë euro. “Nuk e jap për asnjë çmim në botë, – thotë anglezi, – Nuk kam ndërmend ta shes, kërkesat janë mungesë respekti.

Unë nuk dua të bëhem i pasur me këtë fanellë. Më pëlqen ta mbaj, ka një vlerë të jashtëzakonshme sentimentale, më jep një kënaqësi të madhe”.

Hodge është nga ata anglezë që nuk e fajëson argjentinasin për golin me dorë, sepse siç thotë “kushdo ka luajtur futboll, ka menduar ta bëjë atë veprim”.

Ndërsa, në Argjentinë vazhdojnë hetimet për vdekjen e Diegos, dhe po akuzohen mjekët, fanella më e famshme e futbollit në histori ndodhet në një muzeum në Mançester.

Pikërisht në shtetin me të cilin ai u armiqësua pas luftës në Malvine, dhe ku shumëkush ende nuk e ka falur për atë gol që tha se e shënoi me “Dorën e Zotit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet