Emri/ Ekzekutohet 47-vjeçari nga Tirana brenda restorantit në Brazil

Aktualitet
Emri/ Ekzekutohet 47-vjeçari nga Tirana brenda restorantit në Brazil

Një 47-vjeçar shqiptar u ekzekutua të martën në São Paulo të Brazilit. Viktima është Ilir Zelka nga Tirana dhe sipas mediave vendase, ai ndodhej i ulur në një restorant në zonën e Jardins, kur u qëllua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

Zelka mësohet se po qëndronte në një hotel të zonës, që prej 20 Nëntorit. Në momentin e vrasjes ai ndodhej i ulur në bar restorant Zurich, duke ngrënë mëngjes. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, me orën lokale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarë i thanë policisë se autori lëvizte me motor, ishte i veshur me një bluzë të kuqe dhe në kokë mbante kokore ngjyrë rozë.

Ai u afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të 47-vjeçarit, pa thënë asnjë fjalë dhe më pas u largua me shpejtësi.

Autori e braktisi motoçikletën me të cilën udhëtonte jo shumë larg nga vendi i ngjarjes. Mjeti u sekuestrua nga autoritetet policore.

Ilir Zelka u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Mediat braziliane shkruajnë se policia ka nisur hetimet për vrasjen, ndërsa motivet deri më tani mbeten mister.

ME TE LEXUARAT