E dashura e Ledri Vulës fut trupin në allçi, kjo është arsyeja

Showbiz

Edhe pak ditë kanë ngelur që partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Dhe çifti i njohur nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga shtatzënia e blogeres.

Së fundmi, Sara Hoxha ka zbuluar se barku i saj i madh dhe i rrumbullakosur do të ruhet përjetë si skulpture gipsi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është futur në allçi, duke realizuar skulpturë me hiret e saj trupore gjatë shtatzënisë, për t’i ruajtur si kujtim.

Blogerja publikoi fotot në rrjetet sociale dhe shkroi: “Ishte shumë qejf. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë për të ruajtur në kujtesë barkun e rrumbullakosur? ? Do t’iu tregoj njëherë tjetër se çfarë kam ndërmend të bëj me të, nuk ka përfunduar ende.”

E dashura e Ledri Vulës fut trupin në allçi, zbuloni arsyen

Në një mini-intervistë me ndjekësit pak ditë më parë, Sara Hoxha zbuloi se ende nuk e ka gjetur emrin e vajzës.

Ndërsa pyetjes së imazhin e saj do e mbajë privat, ajo u përgjigj se këtë do e vendosë kur vogëlushja të vijë në jetë.

ME TE LEXUARAT