Dhjetëra të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në Berat, ja ku ishin rastet e reja

Aktualitet
Dhjetëra të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në

Gjatë 24 orëve të fundit 27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Berat. Burime bëjne me dije se mes rasteve të reja janë konfirmuar pozitiv mësues, dhe punonjës në administratën publike.

Ndër të tjera mësohet se rastee e reja janë 3 mësues në shkolla 9 vjeçare, 1 polic në burgun e qytetit, 1 punonjëse bashkie në Berat, 1 punonjës i OSHEE në Skrapar dhe një punonjëse fasonerie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë rastet e tjera janë raste kontakti me të infektuarit me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Berat janë konfirmuar pozitiv me Covid 606, ndërsa në të gjithë Shqipërinë janë konfirmuar të infektuar 39.014 mes të cilëve kanë humbur jetën 822 qytetarë.

ME TE LEXUARAT