Bota e sportit shqiptar humbin ditën e sotme një emër të madh. Legjenda e volejbollit Petrit Muzaka, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të mërkure.
Pas tre viteve në regjim shtrati nga sëmundja e rëndë, Murzaku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive.
Në vitet 1948-1964, për 16 vite rrjesht, ai ishte sportisti universal që luajti lojrat me dorë, garat e vrapimit e kërcimit, por dhe sporte të tjera, duke qëne kampioni absolut i Partizanit dhe i ekipeve kombëtare.
Lajmin e ka bërë me dije Presidenti i Atletikës Gjergj Ruli, i cili me anën e një mesazhi prekës njofton ndarjen nga jeta të sportisit të njohur Muzaka.
“Te dashur miq! Familja jonë e madhe sportit shqiptar humbi sot një kollos të saj. Petrit Muzaka legjendë në volejboll, atletikë dhe drejtues sporti.
Vdekja kurrë nuk e largon plotësisht të dashurin tonë. Në fakt, puna e tij mbetet që na nxit të ecim përpara, me forcë dhe guxim.
Jam pranë jush në këtë moment të trishtuar, me përulësi dhe respekt Gjergj Ruli President i Atletikës”, shkruhet në mesazhin e Rulit për miqtë e tij.