Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zyrtari italian zbeh shpresat: Pandemia do të zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë

Pandemia e COVID-19 do të zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë, pretendon presidenti italian i Institutit për Shëndetësi, Silvio Brusaferro, raporton Ansa.

“Për dallim nga fatkeqësitë natyrore që mund të jenë dramatike por edhe afatshkurtër siç është për shembull tërmeti, pandemia shkakton stresin që zgjatë më shumë. E sistemi shëndetësor po punon në zhvillimin e strategjisë që do të na ndihmojë të adaptohemi në një situatë të tillë, e disa prej atyre masave do të jenë sigurisht afatgjate”, ka shtuar Brusaferro.

Ai thekson se deri më sot nga pandemia kemi mësuar shumë që masat preventive janë thelbësore, sepse na ndihmojnë në shmangien e një krize shëndetësore.

Sipas tij, masat preventive janë shumë të dukshme nëse ato funksionojnë siç duhet. E Instituti për Shëndetësi është autoritet më i lartë shëndetësorë në Itali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet