Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet arsyeja e largimit të Hysaj nga Napoli, ky është ekipi i ri

Elsid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, për ketë janë të sigurt mediat italiane, të cilat zbulojnë arsyet e këtij divorci të përfolur prej kohësh. Ky sezon i ri me Gattuso në stol nisi në mënyre perfekte për Hysaj, titullarë fiks dhe një “xholi” për trajnerin, por në momentin më të mirë, anësori kuqezi u prek nga COVID-19. Në këtë periudhë u diskutua shpesh për rinovimin e kontratës, të shtyrë shumë nga trajneri Gattuso i cili dëshiron mbrojtësin me çdo kusht.

Napoli është i gatshëm ti ofroj Hysaj një kontratë të re por sipas kushteve të tyre, ku nuk parashikohet një rritje page. Në kushtet ku edhe Napoli është prekur nga kriza që ka sjell COVID-19, presidenti De Laurentiis nuk është i gatshëm të plotësojë kushtin e Hysaj, një rritje të pagës nga 20-30%. Në këtë pikë palët ndahen dhe në lojë futet Roma, skuadër që prej kohësh kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptarë, madje duke i plotësuar edhe kërkesat ekonomike. Përballë këtij fakti drejtuesit e Napolit janë të detyruar ta shesin Hysaj që në merkaton e janarit, në të kundërt në fund të sezonit do ta humbasin me parametra zero.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet